0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

OBSH e rriti vlerësimin për kërcënimin nga Kovid-19 në nivelin më të lartë: Përgatituni

Organizata botërore e shëndetësisë kumtoi se rreziku nga përhapja e koronavirusit të ri është "shumë i lartë", pasi që virusi u zgjerua në së paku 49 shtete.

Gjenevë, 28 shkurt 2020 (MIA) – Organizata botërore e shëndetësisë kumtoi se rreziku nga përhapja e koronavirusit të ri është “shumë i lartë”, pasi që virusi u zgjerua në së paku 49 shtete.

“E rritëm vlerësimin tonë për rrezikun nga përhapja dhe rreziku nga Kovid-19 në nivel mjaft të lartë global”, deklaroi drejtori i OBSH-së, Tedros Gebrejesus.

“Ndodhemi në nivelin më të lartë të paralajmërimit apo në në nivel më të lartë të vlerësimit të rrezikut lidhur me përhapjen dhe lidhur me ndikimin”, deklaroi dr. Majk Rajan, drejtor ekzekutiv i programit të OBSH-së për gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore.

Ai shtoi se rritja e shkallës së rrezikut nuk tenton t’i alarmojë apo t’i frikësojë njerëzit.

“Ky është kontroll i realitetit për secilën qeveri të planetit: Zgjohuni. Përgatituni. Ky virus ndoshta është rrugës dhe duhet të jeni të përgatitur. Ju keni obligim ndaj qytetarëve tuaj, ju keni për detyrë që bota të jetë e përgatitur”, theksoi Rajan. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close