BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Obrador: Narkokartelët të ndalen me shpërndarjen e ndihmës për popullatën

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Obrador mbrëmë u bëri thirrje narkokartelëve gjatë pandemisë së Kovid-19 të mos i ndajnë pako me ndihma popullatës.

Meksikë, 21 prill 2020 (MIA) – Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Obrador mbrëmë u bëri thirrje narkokartelëve gjatë pandemisë së Kovid-19 të mos i ndajnë pako me ndihma popullatës.

Ai theksoi se  raste të tilla janë vërejtur në shumë vende,  por që shteti nuk mund të ndërmarrë asgjë kundër tyre.

Obrador potencoi se narkokartelët para se gjithash  duhet të përkushtohen  në familjet e tyre dhe të mendojnë për aktivitetet joligjore, ndërsa jo të lavdërohen se shpërndajnë ndihmë humanitare.

Në rrjetet sociale u paraqit edhe video-incizim  në të cilën shihet se si vajza e narkobosit kryesor meksiman Hoakin El Çapo Gusman shpërndan  pako humanitare, në të cilat qëndron fotografia e babait të saj, i cili është në burg.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close