BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Obama e dënoi dhunën në protestat në SHBA dhe i lavdëroi protestuesit jo të dhunshëm

Ish presidenti amerikan Barak Obama ka dënuar dhunën në protesta në tërë SHBA-në për pabarazinë racore dhe përdorimin e tepërt të forcës nga policia, ndërsa i lavdëroi protestuesit jo të dhunshëm, që kërkojnë reforma.

Uashington, 2 qershor 2020 (MIA) – Ish presidenti amerikan Barak Obama ka dënuar dhunën në protesta në tërë SHBA-në për pabarazinë racore dhe përdorimin e tepërt të forcës nga policia, ndërsa i lavdëroi protestuesit jo të dhunshëm, që kërkojnë reforma.

“Pjesa më e madhe e protestuesve nuk ishin të dhunshme, por ‘një pakicë e vogël’ i vë njerëzit në rrezik dhe dëmton vetë komunitetet që duhet të ndihmojnë protestat”, shkroi Obama në koment të publikuar në onllajn platformën Medium.

Obama, demokrat i cili ka shërbyer si president i SHBA-s dy mandate para Donald Trampit, tha se dhuna “i shkatërron lagjet që shpesh nuk kanë shërbime dhe investime dhe e shpërqendron nga qëllimi më i gjerë”.

Në SHBA, tashmë gjashtë ditë ka trazira për shkak të vdekjes së afrikano-amerikanit Xhorxh Flojd (46) në Mineapolis, i cili vdiq nga dhuna e përdorur nga ana e policit. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close