BotëBotë.PortalSvet.Slajder

O’Brajan: SHBA do të vendos sanksione për Kinën nëse e zbaton ligjin për Hong Kongun

Administrata amerikane me siguri do të vendos sanksione kundër Kinës nëse Pekini vendos ta zbatojë ligjin për siguri kombëtare, me të cilin do të marrë kontroll më të madh ndaj Hong Kongut, paralajmëroi këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare, Rober O'Brajan.

Uashington, 25 maj 2020 (MIA) – Administrata amerikane me siguri do të vendos sanksione kundër Kinës nëse Pekini vendos ta zbatojë ligjin për siguri kombëtare, me të cilin do të marrë kontroll më të madh ndaj Hong Kongut, paralajmëroi këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare, Rober O’Brajan.

Ai pohoi se propozim-ligji paraqet marrjen e Hong Kongut, duke theksuar se pasojat nga zbatimi i tij do të jenë ato që sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo me siguri nuk do të mund të konfirmojë se qyteti i mban “nivelin e lartë” të autonomisë.

O’Brajan shtoi se në atë rast do të vendosen sanksione kundër Kinës, në pajtim me Ligjin për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong kong nga viti 2019.

Këshilltari i Trampit, paralajmëroi se Hong Kongu do të mund ta humbë statusin e vet në qendër të madhe të financave globale.

Ai pohoi se shërbimet financiare fillimisht kanë arritur në Hong Kong për shkak të qeverisjes së të drejtës, e cila parasheh sipërmarrësi të lirë dhe sistem kapital.

Kina të premten kumtoi se është “shumë e nevojshme” të sillet ligj për sigurinë kombëtare për Hong Kongun. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close