BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

O’Brajan: Nuk ka involvim të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2020

Këshilltari i sigurisë nacionale të SHBA-së, Robert O'Brajan deklaroi se nuk ka parë "asnjë dëshmi" se Rusia punon në atë të ndihmojë në rizgjedhjen e presidentit amerikan Donald Tramp, publikoi Zëri i Amerikës.

Uashington, 24 shkurt 2020 (MIA) – Këshilltari i sigurisë nacionale të SHBA-së, Robert O’Brajan deklaroi se nuk ka parë “asnjë dëshmi” se Rusia punon në atë të ndihmojë në rizgjedhjen e presidentit amerikan Donald Tramp, publikoi Zëri i Amerikës.

Ai megjithatë, konfirmoi se nuk ka kërkuar raporte të inteligjencës për involvimin e mundur të Moskës në zgjedhjet amerikane këtë vit.

Javën e kaluar u kuptua se shërbimet amerikane të inteligjencës e kanë informuar Komitetin për inteligjencën e Dhomës përfaqësuese, të udhëhequr prej demokratëve, se Rusia punon në atë që Trampi të rizgjidhet për mandat të dytë, pasi inteligjenca e SHBA-së konfirmoi se kjo është bërë në zgjedhjet e vitit 2016.

Senatori i Vermontit, Berni Sanders, i cili është favorit në garën demokratike për nominim për kandidat presidencial, mbrëmë konfirmoi se është informuar nga inteligjenca se Rusia gjithashtu, involvohet në fushatën e tij, me qëllim që të nominohet kandidat presidencialë nga Partia Demokratike. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close