ShkupShoqëriVideo

Nxënësit nga Shkupi mbollën lule me rastin e Ditës së Planetit Tokë

Nxënësit e SHMSH "Georgi Dimitrov" nga drejtimi i hortikulturës së bashku me nxënësit e klasës së dytë të SHF "Kole Nedellkovski" sot me mbjelljen e luleve në parkun e Bibliotekës së qytetit "Parku i poezisë" e shënuan Ditën Botërore të Planetit Tokë. Ky projekt është quajtur "Biblioteka hortikulturore" ndërsa është në organizim të Bibliotekës së qytetit "Vëllezërit Milladinov".

Shkup, 22 prill 2019 (MIA) – Nxënësit e SHMSH “Georgi Dimitrov” nga drejtimi i hortikulturës së bashku me nxënësit e klasës së dytë të SHF “Kole Nedellkovski” sot me mbjelljen e luleve në parkun e Bibliotekës së qytetit “Parku i poezisë” e shënuan Ditën Botërore të Planetit Tokë. Ky projekt është quajtur “Biblioteka hortikulturore” ndërsa është në organizim të Bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Milladinov”.

Qëllimi i projektit është që fëmijët që në moshë të hershme ta zhvillojnë vetëdijen për ruajtjen e gjelbërimit dhe ekologjisë.

“Me rastin e Ditës së Planetit Tokë, së bashku me nxënësit e shkollës fillore dhe me nxënësit e shkollave të mesme në mënyrë të bashkuar dhe të organizuar jemi duke e rregulluar oborrin e quajtur “Oborri i poezisë” në Bibliotekën e qytetit. Aktiviteti me fëmijët e vegjël është mbjellje e luleve, bimëve dekoruese dhe njoftimi dhe motivimi i të rinjve që ta duan natyrën, ekologjinë, të zhvillojnë vetëdije të lartë ekologjike dhe gjithsesi dashuri më tej ndaj natyrës”, tha Goran Dejanoviq mësimdhënësi i hortikulturës në SHMSH “Georgi Dimitrov”.

Shtoi se për momentin në Shkup është një paralele në gjeneratë e cila mëson lëndën e hortikulturës por edhe se janë duke u përgatitur ngjarje të reja dhe programe ku theksi do të vihet më shumë në praktika dhe ushtrime, ndërsa më pak në teori, pasi siç tha, esenca e këtij profesioni është të punohet diçka dhe të shihet.

Back to top button
Close
Close