0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëShoqëriVideo deklaratë

Nuredini: Mbeturinë e vetme e rrezikshme është ajo komunale, kontrollet doganore duhet të jenë themelore

- Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini të hënën do të ketë takim me drejtorin e ri të deponisë "Drislla". Nuredini në një deklaratë për MIA-n tha se mbeturina e vetme e rrezikshme në vend është mbeturina komunale. Te ne importohet, potencoi ai, mbeturina për riciklim dhe për përdorim të sërishëm. 

Shkup, 25 janar 2020 (MIA) – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini të hënën do të ketë takim me drejtorin e ri të deponisë “Drislla”. Nuredini në një deklaratë për MIA-n tha se mbeturina e vetme e rrezikshme në vend është mbeturina komunale. Te ne importohet, potencoi ai, mbeturina për riciklim dhe për përdorim të sërishëm.

“Mbeturina e vetme e rrezikshme të cilën e kemi në vendin tonë është mbeturina komunale. Nuk lejojmë që në shtetin tonë të importohet çfarëdo lloj mbeturine për deponi ose ndonjë skladim. Mbeturina e vetme e cila importohet është për riciklim dhe përdorim të sërishëm, dhe asgjë tjetër. Nëse ekziston dyshim për çfarëdo lloj aktivitetesh, do të ngremë hetim me kompetentët dhe do të sigurohemi që kjo të mos ndodh asnjëherë”, deklaroi Nuredini.

Për atë se kush e kryen kontrollin e asaj që hyn në vend si mbeturinë dhe kush e ka përgjegjësinë më të madhe, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tha se ata si institucion krijojnë politika dhe se dogana duhet ta dijë se çka importohet në vend.

Çështja e mbeturinave të rrezikshme dhe në përgjithësi për mbeturinat u aktualizua pasi Prokuroria në Burgas hapi hetim për import të parregullt të 25 kontejnerëve me mbeturina italiane në portin e qytetit bullgar. Me këtë rast ka lidhje shoqata tregtare “Bllacion” SHPK, me adresë dhe seli në Sofje, ndërsa pjesë në pronësinë e saj kanë edhe Bllazhe Ignjatovski dhe Goran Angellovi, i cili deri para pak kohësh ishte në krye të “Drislës”.

Sipas Prokurorisë në Burgas mbeturinat e zbuluara në kontejnerët nuk janë radioaktive ose toksike, por megjithatë është vërtetuar mospërputhje mes asaj që është shënuar në dokumentacionin e kontejnerëve dhe përmbajtjes së tyre.

Mbeturinat janë transportuar me anije më 5 shtator të vitit të kaluar dhe iu është përcaktuar regjim i skladimit kohor në afat prej 90 ditëve. Hetimi vazhdon, por merren mostra nga të gjithë kontejnerët, ndërsa do të kërkohet edhe urdhërarrest  ndërkombëtar për hetimin, sepse kontejnerët vijnë nga Italia. fc/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close