0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëri

Numri i viktimave nga Kovid-19 ka arritur 500, virusi më i rrezikshëm për personat e moshuar

Tre pacientë vdiqën dje nga virusi Kovid-19 me çka numri i viktimave nga kjo sëmundje arriti 500. Kovid-19 është më i rrezikshëm për personat e vjetër, pra shkakton vdekshmëri më të madhe tek personat e moshës mbi 60 vjeç dhe te personat me gjendje themelore mjekësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare, ato respiratorë kronikë, diabet dhe karcinom.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Tre pacientë vdiqën dje nga virusi Kovid-19 me çka numri i viktimave nga kjo sëmundje arriti 500. Kovid-19 është më i rrezikshëm për personat e moshuar, pra shkakton vdekshmëri më të madhe tek personat e moshës mbi 60 vjeç dhe te personat me gjendje themelore mjekësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare, ato respiratorë kronikë, diabet dhe karcinom.

Përsëri është apeluar në respektimin e masave- mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienë të pastër të duarve.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 90 pacientë të shëruar nga: Shkupi-23, Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 689 testime, ndërsa janë regjistruar 74 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-14, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçan-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2. Tre pacientë ndërruan jetë, një nga Manastiri (73), një nga Demir Hisar (73) dhe një nga Shkupi (44).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.128, numri i pacientëve të shëruar është 6.972, i të vdekurve është 500, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 3.656.

Testet e bëra 689 janë përmes: ISHP-549, QSHP Shkup-13, Sistina me metodën PCR -110. Klinika Infektive -10, GAK-7. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 106.047 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e fundit janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 48 pacientë, ndërsa një është në ventilim mekanik. Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 10 pacientë të rritur pozitiv të Kovid-19 dhe tre fëmijë pozitiv në virus, si dhe shtatë pacientë të dyshimtë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 95 pacientë. Në makinë respiratorë kanë qenë katër pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 26, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 50 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 114 pacientë – pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se deri më tani janë siguruar 61 njësi të plazmës konvalescente për trajtim të pacientëve me Kovid-19, kumtoi sot në profilin e tij në FB ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Plazmë të gjakut, theksoi ai, mund të dhurojë personi i cili është shëruar nga koronavirusi.

“Le të jemi humanë dhe t’u ndihmojmë pacientëve të cilët akoma po luftojnë me këtë virus të paparashikueshëm. Ta tregojmë kujdesin tinë, të dhurojmë dhe të shpëtojmë jetë të njerëzve. Bëj thirrje për solidaritet, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti jonë dhe shëndeti i më të afërmve tanë!”, shkroi Filipçe. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close