BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Numri i të sëmurëve të rinj me Kovid-19 në Shqipëri edhe më tej në rënie

Në Shqipëri, edhe më tej bie numri i të infektuarve të rinj me koronavirus, ndërsa rritet numri i të shëruarve.

Tiranë, 10 prill 2020 (MIA) – Në Shqipëri, edhe më tej bie numri i të infektuarve të rinj me koronavirus, ndërsa rritet numri i të shëruarve.

Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar vetëm shtatë raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 416. Në të njëjtën kohë, janë shëruar 17, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 182.

“Ditën e fundit janë kryer 162 teste, me ç’rast vetëm shtatë prej tyre janë me rezultat pozitiv. Deri më tani, janë testuar gjithsej 3.385 raste të dyshimta, ndërsa Kovid-19 është diagnostikuar tek 416 prej tyre.

“Janë shëruar gjithsej 182 persona, por 23 njerëz kanë humbur betejën me koronavirusin”, deklaroi Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik. Ajo shtoi se tre nga të infektuarit e rinj janë nga Tirana dhe katër nga Shkodra.

Sipas saj, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë 50 pacientë, gjashtë prej të cilëve janë në kujdes intensiv, ndërsa një pacient është i intubuar. Gjashtë pacientë janë të shtruar në spital në “Shefqet Ndroqi”, katër prej të cilëve të intubuar. mb/

Back to top button
Close
Close