0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Numri i të saposëmurëve nga Kovid-19 në ditë ende treshifror, të respektohen masat e mbrojtjes

- U regjistruan 141 raste me Kovid-19 nga 1.848 testime në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara. Kanë ndërruar jetë dy pacientë, një nga Shkupi (88 vjet) në kushte spitali dhe një paciente nga Kërçova (80 vjet) jashtë spitalit. Janë regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Shkup, 14 gusht 2020 (MIA) – U regjistruan 141 raste me Kovid-19 nga 1.848 testime në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara. Kanë ndërruar jetë dy pacientë, një nga Shkupi (88 vjet) në kushte spitali dhe një paciente nga Kërçova (80 vjet) jashtë spitalit. Janë regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është  12.357 numri i të shëruarve është  8.662,  i të vdekurve është 532, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.163.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.067, në Shtip  301, në Gostivar  294, në Kumanovë 258, në Tetovë 168, në strugë  160, në Dibër 124, në Kavadar  107…

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 120.950 testime të Kovid-19.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tetë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 27, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 16 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe pesë fëmijë pozitivë me virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 69 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 23, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 133 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Raste aktive në komunat në Shkup në Çair – 150, Aerodrom – 132, Gazi Babë – 120, Karposh – 108, Qendër – 90, Kisella Vodë – 89, Shuto Orizare – 85, Gjorçe Petrov – 76, Butel – 65, Saraj – 39, Studeniçan- 33, Haraçinë- 20, Ilinden – 20, Sopishte – 11, ÇuÇer Sandevë – 9, Petrovec – 8, Zelenikovë – 6, tre të huaj dhe tre të papërcaktuar.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në FB shkroi se gjithçka mund të plotësohet – edhe shoqërimet edhe ahengjet edhe daljet, edhe mësimi dhe dituria, edhe puna dhe udhëtimet, shëndet nuk mund të plotësohet.

“Kujdesi për shëndetin e më të rinjve tanë, ndaj prindërve tanë, gjyshërve, fqinjëve dhe të sëmurëve kronikë, i grupeve të rrezikuara – ky është prioritet në secilin vendim tonin. Dhe këtu nuk ka kompromis!Përgjegjësinë e kemi të gjithë ne!”, shkroi Filipçe. fc/

Back to top button
Close
Close