EvropëEvropë.Portal

Numri i të papunësuarve në Austri është rritur në 170.000 persona

Numri i personave në Austri të cilët për shkak të pandemisë së koronavirusit mbetën pa punë është rritur në 170.800, kumtoi Shërbimi i punësimeve.

Vjenë, 27 mars 2020 (MIA) – Numri i personave në Austri të cilët për shkak të pandemisë së koronavirusit mbetën pa punë është rritur në 170.800, kumtoi Shërbimi i punësimeve.

Gjatë ditës së djeshme numri i të papunësuarve ishte 163.200 persona.

Që nga 16 mars, kur hynë në fuqi masat për kufizim të lëvizjes, shumë firma të sektorit të shërbimeve duhej të mbyllen.

Rritja më e lartë e papunësisë është vërejtur në gastronomi me 56.200 njerëz të pushuar, më pas vijon ndërtimtaria me 20.800 të pushuar nga puna. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close