EvropëEvropë.Portal

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi tejkalon 400.000

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Rusi sot e ka tejkaluar shifrën 400.000, pasi 9.268 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit.

Moskë, 31 maj 2020 (MIA) – Numri i personave të infektuar me koronavirus në Rusi sot e ka tejkaluar shifrën 400.000, pasi 9.268 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend tani është 405.843.

Sot është shënuar numri më i ulët ditor i vdekjeve nga 25 maji 138, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve tani është 4.693.

Rusia renditet e treta në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, pas SHBA-së dhe Brazilit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close