0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Numri i rasteve të vdekjes nga pasojat e Kovid-19 në botë tejkaloi 900.000

Sipas të dhënave të faqes së internetit Worldometers, numri i njerëzve  të cilët deri tani kanë vdekur  nga pasojat e Kovid-19 në botë tejkaloi 900.000.

Nju-Jork, 9 shtator 2020 (MIA) – Sipas të dhënave të faqes së internetit Worldometers, numri i njerëzve  të cilët deri tani kanë vdekur  nga pasojat e Kovid-19 në botë tejkaloi 900.000.

Nga gjithsej 27.681.757 njerëz  te të cilët është konfirmuar koronavirusi, deri tani kanë vdekur 900.004 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë, janë shëruar 19.733.597 persona.

Në vend të parë në botë sipas numrit të personave të infektuar janë SHBA-ja me 6.504.531 raste të konfirmuara, ndërsa vendi ka edhe më së shumti raste të vdekjes nga pasojat e Kovid-19, përkatësisht 193.867.

Me 4.367.436 raste të regjistruara, India është në vendin e dytë në botë sipas numrit të të infektuarve, pas së cilës vijon Brazili, ku koronavirusi deri tani është konfirmuar te 4.162.073 persona.

Në vend të dytë sipas numrit të rasteve të vdekjes është Brazili me 127.464 të vdekur, ndërsa India, ku vdiqën 73.923 pacientë, është në vendin e tretë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close