0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëri

Numri i rasteve të reja me Kovid-19 edhe më tej treshifror, në Shkup më së shumti raste aktive

Numri i rasteve të reja me të infektuar nga Kovid-19 edhe më tej mbetet treshifror. Vetëm gjatë ditës së fundit janë regjistruar 150 raste të reja, 30 të shëruar dhe madje nëntë të persona të vdekur. Shkupi mbetet me më së shumti të infektuar, ma atë që dje në qytet janë regjistruar 93 raste të reja.

Shkup, 28 qershor 2020 (MIA) – Numri i rasteve të reja me të infektuar nga Kovid-19 edhe më tej mbetet treshifror. Vetëm gjatë ditës së fundit janë regjistruar 150 raste të reja, 30 të shëruar dhe madje nëntë të persona të vdekur. Shkupi mbetet me më së shumti të infektuar, ma atë që dje në qytet janë regjistruar 93 raste të reja.

Nga 1086 testimet e bëra dje, janë regjistruar 150 raste të reja me Kovid-19 në vend  dhe atë në Shkup – 93, Kumanovë – 7, Shtip – 3, Prilep – 4, Tetovë – 12, Strugë – 3, Manastir – 1, Ohër – 9, Gostivar – 3, Koçan – 1, Kërçovë – 8, Resnjë – 5, Negotinë – 1.

Lidhur me rastet aktive nëpër komuna në Shkup, dje në Çair sërish janë regjistruar më së shumti të sëmurë, ku në këtë moment aktivë janë madje 421 pacientë, pastaj vijon Aerodromi me 147 raste të reja, në Butel ka 137, Gazi Babë – 151, Qendër – 127.

Instituti për shëndet publik dje ka regjistruar 30 pacientë të shëruar nga Shkupi – 21, Tetovë – 3, Shtip – 3, Prilep – 2, Manastir 1.

Dje kanë vdekur nëntë persona, gjashtë pacientë nga Tetova dhe tre nga Shkupi. Rajoni i Tetovës shënon më së shumti raste të vdekjes për një ditë që nga fillimi i pandemisë me Kovid-19. Pesë persona të sëmurë nga Kovid-19 kanë vdekur në spitalin e Tetovës dhe edhe një në spitalin e Shkupit “8 Shtatori”.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile vdiq një pacient (79) nga Shkupi. Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur dy persona nga Shkupi të moshës 58 dhe 81 vjeçarë dhe një pacient nga Tetova (58). Në Tetovë kanë vdekur pesë persona të moshës 63, 60, 77, 72 dhe 69 vjeçarë”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë është 5.906.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, numri i pacientëve të shëruar është 2.236, të vdekur janë 277, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.393.

Edhe krahas numrit të rritur të të sëmurëve, ministri i Shëndetsisë, Venko Filipçe vlerësoi se në këtë moment nuk ka indikacione për vendosjen e kufizimeve shtesë në lëvizje.

Vala e dytë është me intensitet më të madh se e para, por sipas Filipçes, situata mirë po menaxhohet, ndërsa sistemi shëndetësor ka kapacitet t’i pranojë të gjithë pacientët. Disponon me mjaftë shtretër spitalorë dhe mjaftë kuadër – mjekë dhe infermiere.

“Një nga kriteret kryesore ndaj të cilave vlerësohet nëse dhe çfarë masa duhet të vendosen, është kapaciteti i sistemit shëndetësor – numri i shtretërve të lira spitalore dhe kuadros, që ne deri tani mirë e menaxhojmë. Ka mjaftë edhe shtretër edhe mjekë dhe infermiere. Nuk ekziston parim tjetër në bazë të të cilit do të vendoseshin masa të caktuara, përveç atyre në të cilat bazohen edhe politikat dhe rekomandimet tona”, nënvzoi Filipçe.

Pas hapjes së kufijve, Filipçe nuk pret numër të rritur të të infektuarve nga koronavirusi, pasi numri i tyre më shpejtë rritet përmes transmisionit lokal të virusit, me të cilin, siç tha, duhet të mësohemi të jetojmë përmes zbatimit të masave parandaluese dhe mjeteve për mbrojtje personale, të cilat zbatohen gjithkund në botë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close