BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Numër rekord i rasteve të vdekjes në Australi për 24 orë

- Australia sot kumtoi për  numër rekord të rasteve të vdekjes  nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit. Të gjitha 21 rastet e vdekjes  janë paraqaqitur në shtetin Viktoria. Me to, numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes në shtet arriti 267, ndërsa në të gjithë vendin 352.

Mellburn, 12 gusht 2020 (MIA) – Australia sot kumtoi për  numër rekord të rasteve të vdekjes  nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit. Të gjitha 21 rastet e vdekjes  janë paraqaqitur në shtetin Viktoria. Me to, numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes në shtet arriti 267, ndërsa në të gjithë vendin 352.

Në 24 orët e fundit, në kryeqytetin e Viktorisë, Mellburn janë regjistruar 410 raste të reja të infeksionit, prejse numri i tyre ishte nën 400 për tre ditë të njëpasnjëshme. Edhe 18 të sapoinfektuar janë regjistruar në shtetin Uellsi i Ri Jugor. Numri i tërësishëm  i rasteve  të koronavirusit në Australi arriti 22.127.

Klasteri i infeksionit në Mellburn, qyteti i dytë sipas madhësisë në Australi, me 4,9 milion banorë, i detyroi autoritetet javën e kaluar  të vendosin orë policore, t’i ashpërsojnë  kufizimet për lëvizje të njerëzve dhe urdhëruan mbyllje të sektoreve të mëdha të ekonomisë. sa/

Back to top button
Close
Close