BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Numër i rritur i rasteve të vdekjes nga Kovid-19, por edhe i të saposëmurëve në Greqi

- Gjatë 24 orëve të kaluara në Greqi është regjistruar numër i madh i rasteve të vdekjes nga Kovid-19, ndërruan jetë nëntë persona, që është numër i lartë rekord, përderisa rritje ka edhe sa i përket të saposëmurëve, 359 për 24 orë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 17 shtator 2020 (MIA) – Gjatë 24 orëve të kaluara në Greqi është regjistruar numër i madh i rasteve të vdekjes nga Kovid-19, ndërruan jetë nëntë persona, që është numër i lartë rekord, përderisa rritje ka edhe sa i përket të saposëmurëve, 359 për 24 orë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Nacionale për Shëndet Publik, 69 persona mjekohen, janë të vendosur në aparate, ndërsa që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar gjithsej 14.400 raste pozitive, përderisa 325 persona ndërruan jetë.

Me 359 rastet e sotshme, gati 60 për qind janë në rajonin Atika, pjesa më e gjerë e Athinës. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close