0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Nuk ndalen reagimet e memorandumit bullgar: Mbesim të përkushtuar në fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, por ofendimet nuk dërgojnë drejt miqësisë së vërtetë

Memorandumi bullgar dërguar  vendeve anëtare të BE-së, në të cilin Sofja sjell  në pyetje identitetin kombëtar  maqedonas e kualifikon  si dialekt të bullgares, ndërsa kombin maqedonas  e cilëson  si krijimtari e Titos  dhe më tutje  i mbron shpirtërat, ndërsa shkakton  reagime  edhe te diplomatët e huaj.

Shkup, 19 shtator 2020 (MIA) – Memorandumi bullgar dërguar  vendeve anëtare të BE-së, në të cilin Sofja sjell  në pyetje identitetin kombëtar  maqedonas e kualifikon  si dialekt të bullgares, ndërsa kombin maqedonas  e cilëson  si krijimtari e Titos  dhe më tutje  i mbron shpirtërat, ndërsa shkakton  reagime  edhe te diplomatët e huaj.

Kryeministri Zoran Zaev e përsëriti qëndrimin e Qeverisë të nxjerë të enjten për MIA-n se e drejta e vetpërcaktimit dhe vetidentifikimit janë vlera themelore evropiane dhe përfitime civilizuese, duke potencuar se  pohimet dhe deklaratat që përmbajnë ofendime nuk çojnë drejt miqësisë së vërtetë.

“Veçantia e gjuhës maqedonase dhe identitetik etnik maqedonas janë fakt i pakontestueshëm. Gjuha maqedonase është pjesë përbërëse e kartës së identitetit të Maqedonisë së Veriut në KB dhe pjesë e shumë gjuhëve moderne të pranuara që ruhen në  universitete në të gjithë botën. Në shekullin 21 në Evropë pranimi i së kaluarën, por edhe i të tashmes janë reflektim i përgjegjësisë dhe politikës së mençur dhe ndërtimit të vërtetë të miqësisë”, theksoi Zaev.

Zaev theksoi se miqësia është rrugë dykahëshe dhe më së shumti varet nga vetë ne, nga respektimi ynë i vlerave evropiane dhe parimet. Marrëveshja për fqinjësi të mirë është reflektim i respektimit të ndërsjellë dhe miqësisë, nënkupton dhe kërkon përgjegjësi e pjesëmarrje nga të dy anët.

“Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë krijon korrnizë juridike dhe me të vërtetë ofron instrumente për menaxhim të çështjeve bilaterale dhe ne jemi të përkushtuar në implementimin e tyre të kësaj Marrëveshje. Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO, kemi obligime të përbashkëta dhe detyrë t’i përmirësojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi”, nënvizoi Zaev.

Kryeministri theksoi se Qeveria do të vazhdojë në frymën miqësore dhe do të mbetet e kujdeshme në të gjithë rrëfimin, duke shfaqur shpresë se ekziston vendim nga i cili të dy palët do të dalin fitimtarë, si dhe bindje që edhe pala bullgare është pikërisht në atë drejtim dhe se i mbështet vlerat evropiane.

Edhe krahas kërcënimeve të Sofjes për bllokimin e fillimit të negociatave të vendit për anëtarësim në BE, Zaev megjithatë është optimist se seanca e parë ndërqeveritare BE-Maqedonia e Veriut do të mbahet  në fund të vitit,  ndërsa deri atëherë me “Bullgarinë miqësore do të vazhdojnë bisedat”. Nga Komisioni  vazhdojnë, por do të vazhdojnë edhe nga politika, për gjetje të zgjidhjes, thotë Zaev.

Zaev përsëriti se qëndrimi i Qeverisë mbetet i kujdesshëm dhe me orientim ndaj miqësisë, duke shtuar se në atë mënyrë definitivisht do të arrijmë edhe më tutje të krijojmë atmosferë në të cilën do të gjejmë zgjidhje që do të sjellin gjëra të mira për të dy palët.

Në lidhje me propozimin që të enjten e nxori deputeti i  VMRO-DPMNE-së,  Antonio Milloshovski në Kuvend, të sillet deklaratë, si kontra përgjigje e Kuvendit popullor bullgar, në të cilën identiteti i popullit të Maqedonisë, veçantia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha shënimet tjera kulturore dhe kombëtare mund të konfirmohen së bashku dhe me vetë atë të pohuar si pjesë  e vlerave evropiane të identiteteve kulturore dhe kombëtare  në këtë kontinent,  kryeministri Zaev thotë se personalisht konsideron se Kuvendi nuk duhet të sjellë rezoluta të tilla.

“Personalisht mendoj se Parlamenti nuk duhet të sjellë rezoluta, vendime ose deklarata për shkak të asaj që me siguri  pastaj do të vijojë  rezolutë e re nga parlamenti bullgar, menjëherë pas parlamentit të Maqedonisë. Kjo nuk dërgon në zgjidhje. Parlamenti  bullgar është gjithsesi institucion demokratik në Bullgarinë miqësore dhe sjellin vendime,  në rend është dhe me siguri  ndjehet presion  edhe në Bullgari për këtë çështje ai është qëndrimi im personal. Por gjithsesi Parlamenti është mbi Qeverinë dhe nëse ato vendosin mund të diskutojnë, por qëndrimi im personal është se  nuk duhet  por t’i lëmë hapësirë bisedave, negociatave sepse vetëm në atë mënyrë mund të gjejmë zgjidhje dhe të hapërojmë përpara”, theksoi Zaev.

Dje u pajtua edhe zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili potencoi se memorandumi i Bullgarisë  në disa pjesë  është shumë ofendues dhe definitivisht  nuk është në funksion  të ndërtimit të afërsisë, miqësisë dhe të ardhmes evropiane të përbashkët.

“Nuk mund të them se duke e lexuar dhe rilexuar që nuk kam problem me tekstin.  Kam probleme të mëdha,  në disa pjesë është shumë ofentues. Dhe definitivisht  nuk është në funksion të ndërtimit të afërsisë, të miqësisë, të së ardhmes  evropiane të përbashkët. Mes tjerash, Bullgaria  nga neni 2 i Marrëveshjes për miqësi ka për obligim edhe të na ndihmojë  në procesin e  integrimit evropian”, tha Dimitrov  mbrëmë në intervistë për “360 Shkallë”, i pyetur  se a është i befasuar nga  dokumenti.

Sipas njohurive të tij, ky dokument tani për tani  nuk  prodhon pasoja  në procedurën e cila është në vijim në BE, gjegjësisht konsultime të vendeve anëtare sipas tekstit të propozim-korrnizës negociuese që së pari e përgatiti Komisioni Evropian.

Në lidhje me atë nëse  do të pranonte gjuha të emërohet si gjuhë maqedonase me Asteriks sipas Kushtetutës së RMV-së, citoi se meritojmë që fqinjët tanë  të mos na lënë në një situatë të kemi  ndonjë fusnotë.

“Marrëveshja bilaterale me Bullgarinë është tërësisht  reciproke. Cili është formulimi për gjuhën maqedonase, i tillë është formulimi edhe për gjuhën bullgare. Dhe atje thotë gjuha maqedonase sipas Kushtetutës, atëherë në atë kohë në Republikën e Maqedonisë, ishte kjo marrëveshje, së pari, gjuha bullgare sipas Kushtetutës të Republikës  së Bullgarisë”, tha Dimitrov.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sërish, konsideron se çështjet të cilat trajtohen në memorandumin bullgar janë çështje të cilat dalin nga e drejta e vetpërcaktimit dhe vetsqarimit dhe nuk janë lëndë  në cilindo kontest  bilateral ose multilateral,  dhe nuk mund të jenë lëndë as tani.

“Kemi saktë qëllim të projektuar dhe strategji që duam ta arrijmë dhe me çdo çmim duam atë ta arrijmë.  Qëllimin e kemi  në arritjen e konsensusit  në lidhje me tekstin e korrnizës negociuese dhe  më së voni deri në dhjetor të këtij viti  të mbahet Konferenca e parë  ndërqeveritare, ndërsa linja e kuqe  është se  nuk mund të ketë bisedë për atributet e identitetit, por duhet të ketë vazhdim  të të gjtiha obligimeve  të cilat dalin nga Marrëveshja për  fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë”, porositi Osmani.

Sipas tij, vendimi për fillim të negociatave tashmë është sjellur me konsensus  në të gjitha 27 vendet anëtare më 25 mars të vitit 2020 dhe Konferenca ndërqeveritare paraqet vetëm operacionalizim të  vendimeve tashmë të sjellura dhe  konsensusit tashmë të arritur.

Osmani potencon se përmes komunikimit në nivel të lartë dhe dinamizimit të punës  së Komisionit të ekspertëve, si dhe përmes komunikimit me miqtë tanë  të cilët kanë mirëkuptim për qëndrimet tona ndaj kësaj çështje do të përpiqemi ta kthejmë Sofjen në korrnizë.

Në lidhje me memorandumin dhe kërcënimet bullgare për bllokim të fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në BE, ambasadorja gjermane Anke Holshtajn në intervistë për Radion Evropa e Lirë vlerësoi  se problemet bilaterale  nuk duhet të jenë pjesë  e korrnizës negociuese,  duke theksuar se nga  interesi thelbësor i Bullgarisë është të mos bllokohet  procesi i zgjerimit të Unionit me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Bullgaria i ka thënë këto kërkesa  te vendet tjera anëtare në fillim të gushtit. Ne edhe sipas   njohurive të mia të gjitha vendet tjera anëtare janë të mendimit se problemet bilaterale nuk duhet të vihen  në korrnizën negociuese dhe se problemet bilaterale duhet të zgjidhen bashkë. Bullgaria gjithmonë ishte mbështetës i madh i afrimit evropian  të rajonit, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Në interes thelbësor të Bullgarisë është të mos bllokohet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian në këtë rajon”, deklaroi ambasadorja gjermane, duke shfaqur shpresë se  vendet anëtare  do të arrijnë marrëveshje  për korrnizën negociuese dhe se mbajtja  e seancës së parë ndërqeveritare, si qëllim i përbashkët midis Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ndodh në dhjetor.

Ministria gjermane e punëve të jashtme nga ana e saj, refuzon direkt ta komentojë memorandumin bullgar për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, por thotë se mbetet valide  formula e kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, sipas së cilës historia duhet t’u lihet historianëve.

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev mendon se duhet përparim në punën e Komitetit të përzier maqedono-bullgar për çështje historike,  që të mos ketë anulime  në fillim të negociatave midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse sipas tij përparimi është i rëndësishëm edhe krahas  Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe Deklaratës së miratuar nga Parlamenti bullgar, theksoi Kovaçev sonte në intervistë për “Eurofokus” në TV Telma.

Profesori për antropologji kulturore  në Universitetin e Sofjes dhe  ligjërues  në Universitetet  në SHBA dhe Francë, Ivajlo Diçev në tekstin e autorëve për Dojçe Vele i akuzoi autoritetet në  Sofje se gjithmonë  kur e gjejnë veten në afërsi i ringjallin “luftërat historike për Maqedoninë, konsideron shkencëtari bullgar.

Në memorandumin Bullgaria në gjashtë faqe me arsyetime të gjata historike për “ideologjinë shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, kërkohet mbështetje nga vendet anëtare të BE-së për pozitën e tyre në lidhje me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Sofja thekson se vendet kandidate nuk duhet të futin konteste të hapura në BE, dhe konsideron se mospajtimet me Shkupin paraqesin konflikt të pazgjidhur i cili “mundet gjatë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut negativisht të ndikojë mbi sjelljen e vendimeve në BE”.

Mes tjerash, në dokument në gjashtë faqe  sqarohen tezat e tyre për gjuhën dhe kombin maqedonas, citohet edhe se maqedonasit janë projekt i ish liderit  jugoslloven Josip Broz Tito, se gjuha maqedonase është normë  e asaj bullgare dhe nuk ka ekzistuar deri më 2 Gusht të vitit 1944. sa/

Back to top button
Close
Close