0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Nuk ndalen “bombat” as në ditën e fundit të fushatës

Ka vazhduar publikimi i "bombave" edhe në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi 20 ditët e kaluara në kanale të ndryshme të tjera në Jutjub u publikuan dhjetëra biseda në të cilat dëgjohen zërat e politikanëve të qeverisë dhe opozitës.

Shkup, 12 korrik 2020 (MIA) – Ka vazhduar publikimi i “bombave” edhe në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi 20 ditët e kaluara në kanale të ndryshme të tjera në Jutjub u publikuan dhjetëra biseda në të cilat dëgjohen zërat e politikanëve të qeverisë dhe opozitës.

Sot, “bomba” e re lidhet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. Një incizim i ri i paligjshëm është publikuar në kanalin Jutjub të quajtur “Zoki reketarot”, e cila zgjat 12 sekonda dhe në të cilën gjoja dëgjohet zëri i Zaevit. Në incizim dëgjohet avokati Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatëses, Vesna Dimishkova dhe një ofertë prej 6 milion eurosh.

Nga incizimet përmenden edhe Zaevi edhe Mickoski, ndërsa lideri i LSDM-së në intervistën për MIA theksoi se ai ka paraqitur kallëzime penale për të gjitha incizimet e publikuara deri më tani, pavarësisht nëse bëhet fjalë për partinë e tij apo opozitën.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisrtijan Mickoski, ndërkohë, në duelin televiziv me Zaevin në TVM theksoi se ai nuk ka ngritur akuza, por shtoi se me bombat do të merret pas zgjedhjeve. ls/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close