0_Sport,PortalTenis

Nuk ka rrezik për fillimin e sezonit në Formula 1

Sezoni në Formula 1 do të fillojë sipas planifikimit, janë kategorikë organizuesit e Australisë edhe përkundër epidemisë së koronavirusit.

Melburn, 3 mars 2020 (MIA) – Sezoni në Formula 1 do të fillojë sipas planifikimit, janë kategorikë organizuesit e Australisë edhe përkundër epidemisë së koronavirusit.

Siç dihet, Çmimi i madh i Kinës është shtyrë, ndërkaq janë anuluar edhe ngjarje të tjera sportive, përfshirë edhe garat me motoçikleta në Katar dhe Tajlandë, duke shkaktuar shqetësim se fushata mund të mos fillojë siç është paraparë më 15 mars.

“Ne po punojmë sipas planit dhe jemi tërësisht të gatshëm ta organizojmë për të 25-tën herë garën në Melburn  javën e ardhshme. Presim që ekipet të arrijnë në ditët në vijim dhe me padurim presim t’i hapim dyert para shikuesve më 12 mars. Ne bashkëpunojmë ngushtë me agjencitë shëndetësore dhe shërbimet kompetente dhe me kujdes e ndjekim situatën. Nuk ka indikacione për ndalesa të reja për udhëtim në këtë fazë, dhe për atë mund të arrijnë me kohë”, tha drejtori ekzekutiv i Çmimit të madh australian, Endru Vestakot.

Pas garës në Australi më 15 mars, duhet të mbahet Gran-pri në Bahrejn, pas çka ekipet do të nisen drejt Vietnamit për garën e parë në vend më 5 prill. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close