0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Nuk ka raste të koronavirusit, priten rezultate nga testi i edhe një personi

Nuk ka raste të reja të personave pozitivë në koronavirus në vend. Në këtë moment priten rezultate nga testimi i një personi, i cili në shkurt u kthye nga Italia për në Strumicë. Ai për shkak të temperaturës së rritur është paraqitur në institucion adekuat shëndetësor, ku i janë bërë teste për praninë e koronavirusit, kumtoi në mëngjes në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 28 shkurt 2020 (MIA) – Nuk ka raste të reja të personave pozitivë në koronavirus në vend. Në këtë moment priten rezultate nga testimi i një personi, i cili në shkurt u kthye nga Italia për në Strumicë. Ai për shkak të temperaturës së rritur është paraqitur në institucion adekuat shëndetësor, ku i janë bërë teste për praninë e koronavirusit, kumtoi në mëngjes në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai informoi edhe se mendohet për kufizimin e tubimeve publike, për çka sot në seancë do të debatojë Qeveria dhe do të marrë vendim.

“Propozimi i ynë është të ndalen të gjitha tubimet publike, ku ka numër të madh të qytetarëve, pa dallim nëse janë në vend të mbyllur ose të hapur. Vlerësoj se duhet të anulohen të gjitha tubimet e mëdha, duke përfshirë edhe ndeshjet sportive”, tha Filipçe dhe shtoi se propozimi është që ndalesa të vlejë një javë dhe pastaj nëse ka nevojë të vendoset nëse do të vazhdohet.

Tani për tani, rasti i vetëm i personit të infektuar me koronavirus mbetet pacientja tani më e hospitalizuar në Klinikën infektive në Shkup, e cila me furgon ka udhëtuar nga Milano.

“Pacientja, tek e cila është konfirmuar koronavirusi ndihet mirë, ka pasqyrë të lehtë klinike dhe nuk ka komplikime më serioze”, ka thënë dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai informoi se 12 persona, nga të cilët dy fëmijë, të cilët ishin në kontakt me këtë paciente janë në izolim shtëpiak dhe nuk guxojnë ta dalin nga vendbanimi dhe askush t’i vizitojë.

Mbetet në fuqi rekomandimi që kompanitë dhe institucionet e atyre të punësuarve të cilët këtë periudhë kanë qenë në Itali, të vijnë në punë sepse ata së pari duhet të kalojnë 14 ditë në izolim – periudhë aq sa zgjatë inkubacioni i virusit, si dhe rekomandimi të mos udhëtohet në vendet ku ka epidemi, pa ndonjë nevojë të madhe.

Koronavirusi për herë të parë është shfaqur në Vuhan, Kinë më 12 dhjetor të vitit 2019. Pas përhapjes së shpejtë të sëmundjes, numri i madh i viktimave dhe të infektuarve, OBSH-ja më 30 janar shpalli “gjendje të jashtëzakonshme ndërkombëtare”.

Sëmundja bartet përmes rrugëve respiratore (teshtimë dhe kollitje), por edhe përmes prekjes me duar të papastra. Mjekimi është simptomatike, në varësi nga manifestimi i sëmundjes. Pasqyra klinike është në varësi nga ftohja e lehtë deri në formë më të rëndë, në varësi nga përfshirja e mushkërive. Rrezik për rezultat më të rëndë ka tek personat më të moshuar me sëmundje paraprake të mushkërive. Rreth 80 për qind nga 80.000 të sëmurë në botë pothuajse janë shëruar, tek 15 për qind ka disa komplikime, ndërsa tek pesë për qind ka komplikime serioze. Vdekshmëria është afër dy për qind. bsh/

Back to top button
Close
Close