
Shkup, 9 qershor 2020 (MIA) – Qyteti i Shkupit informon se nuk ka më subvencione për monopatina elektrike. Kanë mbetur 50 subvencione për biçikleta.
“Që nga shpallja e thirrjeve publike për dhënien e subvencioneve për blerjen e biçikletave dhe monopatinave elektrike, në Qytetin e Shkupit deri më sot janë dorëzuar 2,774 kërkesa nga qytetarët për subvencione për biçikleta të blera dhe 214 kërkesa për subvencione për monopatina të blera. Në përputhje me këto shifra, i informojmë qytetarët se kuota e parashikuar për monopatina elektrike është përmbushur, kështu që kërkesat nga qytetarët për subvencione për monopatinat e blera nuk do të pranohen më. Aplikimi për subvencione për biçikleta vijon akoma, dhe sipas fondeve të planifikuara, ka akoma 50 subvencione për biçikleta të blera, sipas Qytetit të Shkupit.