0_Sport,PortalFutboll

Nuk ka futboll në Spanjë deri në fund të muajit maj

Kryetari i Primerës spanjolle, Havier Tebas e hodhi poshtë mundësinë për vazhdim të sezonit deri në fund të muajit maj.

Madrid, 7 prill 2020 (MIA) – Kryetari i Primerës spanjolle, Havier Tebas e hodhi poshtë mundësinë për vazhdim të sezonit deri në fund të muajit maj.

Kampionati spanjoll i futbollit është pezulluar  për një kohë të pacaktuar, ndërsa vendi  është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit, masë që do të mbetet në fuqi të paktën deri më 26 prill.

Por Tobas, nuk e përjashtoi mundësinë për luajtje në ndeshje pa prani të publikut, ndërsa loja para kapacitetit të zvogëluar  të   stadiumeve mund të fillojë  të zbatohet  në një moment shembullor dhe pas këshillës së autoriteteve shëndetësore.

Primera për shkak të kësaj do të humb fond  të konsiderueshëm  të mjeteve i cili në   skenarin më optimist i referohet  150 milion eurove. Por,  nga ajo që më shumti frikohen në futbollin spanjoll është “minusi” të mos arrijë  një miliard euro,  epilog  që është i mundur nëse sezoni  aspak nuk vazhdon. sa/

Back to top button
Close
Close