0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë MKDMakedonija.SlajderShoqëri

Nuk ka emigrantë në kufirin jugor, gjatë fundjavës është penguar hyrja e 180 personave

Komuna  e Gjevgjelisë rregullisht i zbaton aktivitetet për rritjen e mundshëm të numrit të emigrantëve në kufirin jugor ku për momentin nuk ka emigrantë, ndërsa ata nuk janë as në qendrën e pranimit "Vinojug". Nga qendra rajonale për menaxhim me kriza sot informuan se rreth 180 emigrantë të cilët gjatë fundjavës janë kapur në tentim për hyrje të paligjshme në vend tani më janë kthyer mbrapa në Greqi dhe se për momentin kampi në Gjevgjeli është i zbrazët.

Gjevgjeli, 9 mars 2020 (MIA) – Komuna  e Gjevgjelisë rregullisht i zbaton aktivitetet për rritjen e mundshëm të numrit të emigrantëve në kufirin jugor ku për momentin nuk ka emigrantë, ndërsa ata nuk janë as në qendrën e pranimit “Vinojug”.

Nga qendra rajonale për menaxhim me kriza sot informuan se rreth 180 emigrantë të cilët gjatë fundjavës janë kapur në tentim për hyrje të paligjshme në vend tani më janë kthyer mbrapa në Greqi dhe se për momentin kampi në Gjevgjeli është i zbrazët.

Kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Sasho Peckov tha se komuna rregullisht informon për gjendjen reale të kufirit jugor për shkak të shuarjes së lajmeve të rreme dhe uljes së presionit psikologjik.

Për shkak të koronavirusit, i cili paraqet problem shtesë në qendrën e pranimit “Vinojug” është vendosur kontejner për izolimin e personave nga vende të ndryshme, ndërsa vendosje të kontejnerit të tillë në qark kërkoi edhe Spitali i Gjevgjelisë. im/fb/

Back to top button
Close
Close