0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Nuk e kam parë anketën e IHP-së, por kam dilema rreth agjencive që kanë përfituar nga qeveria e mëparshme, thotë Shekerinska

Nuk e kam parë anketën e Institutit për Hulumtime Politike (IHP) që të komentojë dhe nëse nuk gabohem ai ka qenë Institut për të cilin kolegët e juaj konstatuan se 480.000 euro kishte marrë vetëm nga MPPS-ja, dhe e njëjta Agjenci ka qenë e shfrytëzuar të bëjë prezantim të mirë për dhunën më 27 prill kur disa javë para tubimeve të dhunshme para Kuvendit argumentonte se qytetarët kanë qenë në të drejtë, ka thënë zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, pas pres konferencës së sotme në selinë e partisë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me anketën e IHP-së.

Shkup, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Nuk e kam parë anketën e Institutit për Hulumtime Politike (IHP) që të komentojë dhe nëse nuk gabohem ai ka qenë Institut për të cilin kolegët e juaj konstatuan se 480.000 euro kishte marrë vetëm nga MPPS-ja, dhe e njëjta Agjenci ka qenë e shfrytëzuar të bëjë prezantim të mirë për dhunën më 27 prill kur disa javë para tubimeve të dhunshme para Kuvendit argumentonte se qytetarët kanë qenë në të drejtë, ka thënë zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, pas pres konferencës së sotme në selinë e partisë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me anketën e IHP-së.

Kam dilema, ka shtuar Shekerinska rreth Agjencive që tani dhe sipas financave të hapura u vërtetua se sa kanë përfituar nga qeveria e kaluar.

“Mendoj se ato dilema janë të arsyeshme, siç kujtoj në një periudhë ku VMRO-DPMNE në gjitha ato anketa udhëhiqte 3:1 dhe pas zgjedhjeve asnjëherë nuk janë konfirmuar. Konsideroj se në javën kur shënojmë sukses historik ku nuk janë gëzuar vetëm udhëheqësia e VMRO-së, për mua është e qartë se u nevojitet diçka që do të mbulojë suksesin, ndërsa pak do ta mbulojë edhe turpin që e pamë me sytë tonë, ajo është se si njeriu i parë i VMRO-DPMNE-së diçka tjetër flet tashmë e një vit, ndërsa tjetër para Borisovit në PPE. Nëse është për atë mundet dhe prandaj 480.000 euro, para shtetërore duket se kanë qenë investim i arsyeshëm”,  ka shtuar Shekerinska.

Sipas rezultateve të anketës së IHP-së të zbatuar në periudhën mes 2 dhe 6 dhjetor ndaj 1.121 anketuesve rejtingu i LSDM-së është 17.5 për qind, derisa partia në qershor ka pasur rejting prej 19.5 për qind, ndërsa në shtator 18.1 për qind.

Rezultatet e anketës tregojnë se VMRO-DPMNE ka mbështetje prej 21.4 për qind, derisa në qershor ka qenë 21.2, ndërsa në shtator 21.1 për qind.

Ndryshe, mbështetja për BDI-në këtë muaj është 4.9 për qind, në qershor ka qenë 4,6, ndërsa në shtator 4.5 për qind. fab/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close