0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Nuk do të ketë pauzë dimërore në Premier Ligë, programi bëhet i ditur javën e ardhshme

Programi për sezonin e ri në Premier Ligë, i cili fillin më 12 shtator dhe përfundon më 23 maj, do të publikohet të premten, 21 gusht. Fushata do të zgjasë pesë javë më shkurt se zakonisht, për shkak të fillimit të mëvonshëm të shkaktuar nga pandemia Kovid-19. 

Londër, 13 gusht 2020 (MIA) – Programi për sezonin e ri në Premier Ligë, i cili fillin më 12 shtator dhe përfundon më 23 maj, do të publikohet të premten, 21 gusht. Fushata do të zgjasë pesë javë më shkurt se zakonisht, për shkak të fillimit të mëvonshëm të shkaktuar nga pandemia Kovid-19.

Për shkak të terminëve të shkurtuara, Premier Liga heq dorë nga pauza dimërore, e cila ishte vendosur sezonin e kaluar. Atëherë, secili ekip kishte  pauzë nga një fundjavë dhe një javë të plotë pas kësaj në mes të shkurtit. Qëllimi i kësaj pauze ishte t’u ndihmojë lojtarëve të    përfaqësimit të Anglisë të jenë më të freskët për Kampionatin Evropian. Kampionati i Kontinentit të Vjetër është shtyrë për një vit, por tani lojtarët e “Tre Luanëve” nuk do të kenë mundësi për një pauzë të tillë.

Mançester Siti dhe Mançester Juanjted do ta fillojnë sezonin më së voni, sepse të dyja ekipet kanë mbërritur deri te gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, dhe ka shumë gjasa do të kualifikohen në finalen e dy turneve.

Gjithashtu, problem do të ketë edhe ekipi i Totenhemit, i cili duhet ta fillojë pjesëmarrjen e vet në Ligën e Evropës nga xhiroja e dytë e kualifikimit, ndeshjet e të cilit janë më 17 shtator. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close