EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Nuk do të ketë deportim automatik të personave të BE-së, nga Britania pas Bregzitit

Britania e Madhe nuk do t'i deportojë automatikisht qytetarët e BE-së të cilët nuk e kanë kërkuar të drejtën për të qëndruar në vend pas Bregzitit, deklaroi sot koordinatori për Bregzitin i Parlamentit Evropian, Gi Verhofstat.

Londër, 17 janar 2020 (MIA) – Britania e Madhe nuk do t’i deportojë automatikisht qytetarët e BE-së të cilët nuk e kanë kërkuar të drejtën për të qëndruar në vend pas Bregzitit, deklaroi sot koordinatori për Bregzitin i Parlamentit Evropian, Gi Verhofstat.

Verhofstat, i cili u mblodh me ministrat britanik të enjten, duke e përfshirë edhe ministrin për Bregzit, Stiven Barkli, tha se është konfirmuar për “periudhën grejs” për ata të cilët nuk aplikojnë për statusin e qëndrimit deri në afatin e fundit në qershor të vitit 2021.

“Çfarë do të ndodhë me ata persona edhe pas periudhës grejs? Epo, nuk do të ketë deportim automatik”, deklaroi Verhofstat për radion Bi-Bi-Si.

“Pas periudhës grejs, ata do ta kenë mundësi për të aplikuar, duke dhënë arsye se pse kjo nuk ishte e mundur në procedurat normale”, shpjegoi ai.

Pozitën e Verhofstat e konfirmoi edhe zëdhënësi i kryeministrit Boris Xhonson. ls/shk/

Back to top button
Close
Close