0_Maqedoni.PortalPolitikë

Nuhiu – Timonie: MPB hallkë e rëndësishme në ndërtimin e besimit në institucionet shtetërore

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është hallkë e rëndësishme në ndërtimin e besimit në institucionet shtetërore në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, kanë theksuar sot në takim ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ambasadori i Francës në shtetin tonë Kristian Timonie.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është hallkë e rëndësishme në ndërtimin e besimit në institucionet shtetërore në rrugën drejtë Bashkimit Evropian, kanë theksuar sot në takim ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ambasadori i Francës në shtetin tonë Kristian Timonie.

Siç bëri të ditur MPB, në takim ishin konfirmuar marrëdhëniet miqësore, besimi, realizimi i projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimi në një numër të madh të sferave me interes të përbashkët.

Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat u realizuan në shtet dhe aktivitetet dhe masat parandaluese të cilat Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të kompetencave të saj i ndërmori në përballjen me pandeminë globale Kovid-19. fc/

Back to top button
Close
Close