0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Nuhiu: Nëse konstatohen lëshime për pasaportat përgjegjësi duhet të bartin personat drejtues në MPB

Për të gjitha lëshimet ekziston kornizë ligjore. Secili duhet të jetë i orientuar të veprojë në bazë të dy veprave të rregullave ligjore - depozitivit dhe sanksionimit. Nëse konstatojmë se ka lëshime, me siguri do të bartin përgjegjësi personat drejtues në MPB.

Shkup, 21 shkurt 2020 (MIA) – Për të gjitha lëshimet ekziston kornizë ligjore. Secili duhet të jetë i orientuar të veprojë në bazë të dy veprave të rregullave ligjore – depozitivit dhe sanksionimit. Nëse konstatojmë se ka lëshime, me siguri do të bartin përgjegjësi personat drejtues në MPB.

Kështu iu përgjigj Nuhiu pyetjes së gazetarëve lidhur me pasaportat, në konferencën e sotme për shtyp në selinë e BDI-së në Shkup.

Ai tha se nuk mund të thotë se kush është fajtor. Ju bëri thirrje edhe ministrit teknik edhe zëvendësministrit plotësues të krijojnë, siç tha, sa më shumë mundësi në MPB që të respektohen vlerat institucionale dhe t’i realizojnë të gjitha dispozitat ligjore siç është paraparë me Ligjin për Punë të Brendshme dhe Ligjin për Policinë.

I pyetur për atë se partitë shqiptare PDSH dhe BESA paralajmërojnë koalicion me LSDM-në, për koalicionin parazgjedhor të Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët dhe për listat e kandidatëve të BDI-së, Nuhiu tha se për këtë do të përgjigjet Shtabi zgjedhor i partisë. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close