Lajme nga komunatShkup

NQP: Më 1, 2 dhe 3 maj autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

NPQ njofton se transporti publik të premten më 1 maj, të shtunën më 2 maj dhe të dielën më 3 maj do të funksionojë nga ora 05:00 deri në ora 14:00, ndërsa autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Shkup, 29 prill 2020 (MIA) – NPQ njofton se transporti publik të premten më 1 maj, të shtunën më 2 maj dhe të dielën më 3 maj do të funksionojë nga ora 05:00 deri në ora 14:00, ndërsa autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Pjesën tjetër të orarit të qarkullimit, deri në shkyçjen e automjeteve në ora 14:00, mund të shihni në faqen e internetit të NQP-së (ЈСП).

Të premten dhe të dielën nga ora 07:30 deri në ora 12:00 do të punojnë biletaria në Tregun e Gjelbër dhe Gjorçe Petrov, ndërsa gjatë periudhë së njëjtë do të jetë e hapur edhe qendra e personalizimit të Qendrës Transportuese (autobusi).

“Të shtunën nga ora 07:30 deri në orën 12:00 do të punojnë biletaritë në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel (tregu), zyra e biletarive në Tregun e Gjelbër dhe ajo në Autokomandë, tek Drejtoria e NQP Shkup. Qendrat e personalizimit në Karposh 2, në Bit Pazar dhe qendrën e Qendrës Transportuese (autobusi) do të jenë të hapura nga ora 07:30 deri në orën 12:00”, njoftojnë nga NQP-ja.

Prandaj, ata rikujtojnë se shërbimet e NQP Shkup mund të blihen në mbi njëqind markete dhe dyqane, pjesë e rrjetit sekondar të shitjeve të ndërmarrjes.

“Regjimi i potencuar i transportit publik dhe orari i punës së zyrave të biletave është në përputhje me vendimin e qeverisë së RMV-së për lëvizje të kufizuar të qytetarëve gjatë kohës së festave të 1 Majit”, thonë nga NQP-ja. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close