0_Maqedoni.PortalShoqëri

MPPS: Ligji për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ishte fitore për të gjithë qytetarët

Miratimi i Ligjit për mbrojtje dhe pengimin e diskriminimit, ishte fitore për të gjithë qytetarët, vlerësoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke potencuar se angazhimi i saj ishte jo vetëm të përgatitet ligj i harmonizuar me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, por ai me të vërtetë u mundësoi të drejta të barabarta për të gjithë dhe mbrojtje efikase nga diskriminimi.

Shkup, 15 maj 2020 (MIA) – Miratimi i Ligjit për mbrojtje dhe pengimin e diskriminimit, ishte fitore për të gjithë qytetarët, vlerësoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke potencuar se angazhimi i saj ishte jo vetëm të përgatitet ligj i harmonizuar me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, por ai me të vërtetë u mundësoi të drejta të barabarta për të gjithë dhe mbrojtje efikase nga diskriminimi.

“Me këtë ligj mundësohet mbrojtje e barabartë dhe jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Baza e miratimit të këtij ligji është pikërisht Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku janë konfirmuar liritë themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit”, thuhet në kumtesë.

Ministria potencon se procesi i përgatitjes së Ligjit, për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka qenë transparent dhe në të janë përfshirë të gjithë palët e prekura, si organizatat joqeveritare nga vendi, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet, si dhe se për të janë marrë mendime pozitive nga Komisioni i Venecias, nga Kombet e Bashkuara, nga BE-ja dhe nga OSBE/ODIHR. bsh/

Back to top button
Close
Close