0_Maqedoni.PortalShkup

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” me mbështetje për SOS- Fshati i fëmijëve përmes donacioneve mujore për fëmijë dhe të rinj

NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup në prill të këtij viti u bë anëtar i SOS- Fshati i fëmijëve dhe iu bashkua aksionit për dhurim të rregullt mujor në mënyrë që të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për fëmijët dhe të rinjtë pa përkujdesje prindërore, por edhe ata që janë në rrezik shoqëror të cilët janë kujdesur nga një familje SOS për 19 vjet.

Shkup, 24 korrik 2020 (MIA) – NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup në prill të këtij viti u bë anëtar i SOS- Fshati i fëmijëve dhe iu bashkua aksionit për dhurim të rregullt mujor në mënyrë që të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për fëmijët dhe të rinjtë pa përkujdesje prindërore, por edhe ata që janë në rrezik shoqëror të cilët janë kujdesur nga një familje SOS për 19 vjet.

Në Drejtorinë e kompanisë dhe në Qendrën e Shërbimit në Butel, siç informojnë në kumtesë, “janë vendosur kuti dhurimi, ku shfrytëzuesit, vizitorët dhe qytetarët mund të dhurojnë”.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup e hap mundësinë edhe për dhurime onlajn përmes faqes së tyre të internetit www.vodovod-skopje.com.mk ku ekziston mundësia për lidhje të drejtpërdrejtë me linkun për donacionet onlajn të SOS Fshatit të Fëmijëve https: //sos. org.mk/sos-superheroi/. ls/

 

Таг
Back to top button
Close
Close