Lajme nga komunatShkup

NP “Higjiena Komunale” ka bërë dezinfektimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot bënë dezinfektimin e Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Shkup, 18 mars 2020 (MIA) – Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot bënë dezinfektimin e Çarshisë së vjetër të Shkupit.

Dezinfektimi u krye në të gjitha rrugët dhe pjesët e brendshme të Çarshisë, me automjet special komunal për këtë qëllim.

Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup Abdusamed Shabani deklaroi se në Çarshinë e Vjetër çdo ditë ka numër të madh të vizitorëve dhe kalimtarëve andaj në koordinim me Komunën e Çairit vendosëm që mu në këtë lokacion t’i zbatojmë masa të jashtëzakonshme.

“Në koordinim me Komunën e Çairit vendosëm që mu në këtë lokacion t’i zbatojmë masa të jashtëzakonshme.dhe aktivitete parandalimi, me qëllim ngritjen maksimale të nivelit të higjienës dhe pastërtisë në sipërfaqet publike në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, deklaroi Shabani. sn/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close