BiznesBiznes.PortalEkonomi

Novartis dhuron 100 mijë dollarë në Institutin për shëndet publik

Grupacioni farmaceutik Novartis në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Përfaqësi e Novartis  Farma dhe Lek Shkup anëtar i kompanisë Sandoz) ka dhuruar 100.000 dollarë në Institutin për shëndet publik me qëllim të ballafaqimit më të lehtë të vendit tonë me virusin Kovid-19, i cili mori përmasa pandemike.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Grupacioni farmaceutik Novartis në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Përfaqësi e Novartis  Farma dhe Lek Shkup anëtar i kompanisë Sandoz) ka dhuruar 100.000 dollarë në Institutin për shëndet publik me qëllim të ballafaqimit më të lehtë të vendit tonë me virusin Kovid-19, i cili mori përmasa pandemike.

“Me mjetet e dhuruara do të pajiset  edhe një laboratori  për testim me tërë aparaturën e nevojshme dhe testet,  me çka do të sigurohet  tejkalim më i shpejtë dhe  më i lehtë i krizës  më të madhe shëndetësore në vendin tonë,  qëndron në kumtesën për mediat  që në emër të kompanisë  e transmeton  agjencia.

Kompania globale zvicerane Novartis,  nga e cila është pjesë edhe Lek (Sandoz), para disa ditëve shpalli se do të dhurojë  20 milion dollarë amerikan për vendet më të goditura nga epidemia e koronavirusit. Novartis është fuqishëm i përkushtuar në betejën globale kundër COVID-19 dhe i kahëzuar drejt mbështetjes së sistemeve shëndetësore globale. sa/

Back to top button
Close
Close