0_Magazinë.PortalEvropëEvropë.PortalShëndeti

Novacit prodhoi test që e dallon Kovid-19 nga gripi

Kompania britanike-franceze për diagnostikë klinike Novacit (Novacyt) filloi me prodhimin e testit i cili e dallon koronavirusin nga gripi i zakonshëm.

Londër, 27 gusht 2020 (MIA) – Kompania britanike-franceze për diagnostikë klinike Novacit (Novacyt) filloi me prodhimin e testit i cili e dallon koronavirusin nga gripi i zakonshëm.

Njëherit, testi “Vinterpleks” (Winterplex) njeh dy gjene specifike për Kovid-19, si dhe gjene të cilat detektojnë grip nga lloji A dhe B dhe virusi respirator RSV.

“Besojmë se ‘Vinterpleks’ është testi i parë i lejuar që e dallon Kovid-19 nga sëmundjet e zakonshme respiratore”, ka thënë mjeku i Novacit, Grejm Malis.

Testi i ri është një prej shumicës së prodhimeve nga PCR të cilat tani më janë në treg. PCR është metoda kryesore e testimit në shumë vende. Ai e zbulon sëmundjen me shumimin e materialit gjenetik deri tek pika kur shkencëtarët mund ta detektojnë virusin. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close