0_Maqedoni.PortalPolitikëShoqëri

Norvegjia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e lëvizshëm Rolle 2

Donacion prej një toni materiali mjekësor nga Norvegjia, i cili përbëhet nga maska ​​mjekësore, maska ​​izolimi, maska ​​mbrojtëse, syze mbrojtëse dhe termometra të destinuar për spitalin e lëvizshëm Rolle 2, me vlerë prej rreth 200 mijë euro, të realizuar përmes Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizime dhe e transportuar nga Aleanca, sot u dorëzua në kazermën Ilinden në Shkup.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Donacion prej një toni materiali mjekësor nga Norvegjia, i cili përbëhet nga maska ​​mjekësore, maska ​​izolimi, maska ​​mbrojtëse, syze mbrojtëse dhe termometra të destinuar për spitalin e lëvizshëm Rolle 2, me vlerë prej rreth 200 mijë euro, të realizuar përmes Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizime dhe e transportuar nga Aleanca, sot u dorëzua në kazermën Ilinden në Shkup.

“Me donacionin e sotëm edhe një herë tregohet rëndësia e anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në NATO. Donacioni nga Mbretëria e Norvegjisë, i cili përbëhet nga gjithçka që nevojitet për momentin për t’u përballë me krizën e koronës, realizohet përmes Agjencisë së NATO-s për mbështetje dhe furnizim,  me çka aleatët tanë të NATO-s e tregojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin me të gjitha shtetet anëtare”, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq pasi e dorëzoi ndihmën.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Armata që në momentet e para të pandemisë me KOVID-19 në vendin tonë dhanë mbështetje të plotë logjistike në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Duke u falënderuar për donacionin e Aleancës dhe Norvegjisë, theksoi se në këtë mënyrë edhe një herë u tregua bashkëpunimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s me vendin më të ri, i cili iu bashkua së fundmi aleancës ushtarako-politike.

Atasheu ushtarak norvegjez në vend, nënkoloneli Egil Daltueit theksoi se donacioni që Ministria norvegjeze e Mbrojtjes i dhuron sot Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet mjet praktik që mund të përdoret në luftën kundër KOVID-19. mb/

Помош од Кралството Норвешка и НАТО

Posted by MИА.mk on Понеделник, 13 јули 2020

Back to top button
Close
Close