BotëBotë.Portal

“Njujork tajms”: Në SHBA vitin e kaluar prej armëve kanë vdekur 40.000 njerëz

Rreth 40.00 njerëz kanë humbur jetën me armë zjarri në SHBA vitin e kaluar, shkruan "Njujork tajms".

Nju-Jork, 19 dhjetor 2018 (MIA) – Rreth 40.00 njerëz kanë humbur jetën me armë zjarri në SHBA vitin e kaluar, shkruan “Njujork tajms”.

Numri i saktë i të vdekurve është 39.773  dhe është më i madh në 50 vitet e fundit, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i qendrave amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.

Kjo do të thotë se në çdo njëqind mijë amerikanë, vitin e kaluar ka pasur nga 12 të vdekur, shkruan gazeta.

Në çdo tre vjet e kaluar numri i të vdekurve me armë në SHBA është rritur, pasi në dekadën e fundit të këtij shekulli ka qenë relativisht i qëndrueshëm.

Vetëvrasjet historikisht janë me përqindje më të madhe në numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes nga përdorimi  i armëve të zjarrit në SHBA. Vitin e kaluar 60 për qind nga ky lloj i rasteve të vdekjes janë vetëvrasje, ndërsa vrasjet arrijnë 37 për qind.

Përveç rasteve të vdekjes me armë zjarri, në SHBA është rritur edhe vdekshmëria për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike. Vitin e kaluar nga mbidoza të drogës kanë vdekur rreth 70 mijë të njerëzve.

Sipas shefit të Repartit për statistikë të vdekshmërisë të Qendrës kombëtare për statistikë shëndetësore Bob Anderson, është e mundur të ketë lidhshmëri midis rasteve të vdekjes për shkak të përdorimit të narkotikëve dhe armëve të zjarrit.

Tendencat megjithatë janë të ndryshme në disa shtete. Në Kanzas, për shembull, në dekadën e fundit është rritur numri i vetëvrasjeve dhe vrasjeve me armë zjarri, derisa në Nju-Jork edhe të dy treguesit janë ulur. Si shkak për dallimin theksohen dallimet në ligjet lidhur me këtë lloj të armëve.

Таг
Back to top button
Close
Close