BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Njujork Tajms: Anija që ka transportuar nitrat amoni është fundosur në Bejrut në vitin 2018

Anija Rhosus, nga e cila është sekuestruar nitrati i amonit, substancë e rrezikshme, e cila më shumë përdoret si pleh dhe eksploziv, është fundosur në portin e Bejrutit në vitin 2018, raportoi mbrëmë Njujork Tajms.

Uashington, 8 gusht 2020 (MIA) – Anija Rhosus, nga e cila është sekuestruar nitrati i amonit, substancë e rrezikshme, e cila më shumë përdoret si pleh dhe eksploziv, është fundosur në portin e Bejrutit në vitin 2018, raportoi mbrëmë Njujork Tajms.

Gazeta i referohet xhirimeve satelitore dhe të dhënave të tjera mbi lëvizjet e anijes. Si rezultat i shpërthimit tragjik që ndodhi më 4 gusht në depot ku është ruajtur nitrati, kanë humbur jetën më shumë se 150 njerëz dhe janë plagosur mbi 5.000, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të zhdukur.

Siç raportuan paraprakisht disa media, anija transportuese ka lundruar nga Batumi, Xhorxhia, ishte ngarkuar me 2.75 mijë ton nitrat amoni dhe ka lundruar nën flamurin e Moldavisë.

Raportohet se ky grupi i nitrateve është prodhuar në fabrikën “Azot” në qytetin gjeorgjian Rustavi. Në tetor të vitit 2013, Rhosus u ndalua nga autoritetet portuale të Bejrutit për shkelje të rëndë të rregullave të eksploatimit.

Sipas Njujork Tajms, anija është ankoruar në Bejrut pa planifikuar dhe se në vitin 2015 e gjithë ngarkesa veçmë ishte shkarkuar prej saj, ndërsa në vitin 2018 anija kargo, brenda disa ditëve, është fundosur në pjesën veriore të portit.

Thuhet se anija e mbytur nuk ka penguar në navigacionin në port. Gazeta mëson se nitrati ishte ruajtur 450 metra nga vendi ku u fundos anija.

Siç dihet tashmë, autoritetet libaneze po shqyrtojnë tre versione të shkakut të shpërthimit në portin e Bejrutit: neglizhencë, aksident dhe sulm i shkaktuar nga forcat e jashtme si sulm raketor apo shpërthim i një bombe. Për shkak të rastit, deri më tani janë arrestuar 20 persona.  mb/

Back to top button
Close
Close