BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Nju-Jorku vendos pika kontrolli në hyrjet e qytetit për shkak të Kovid-19

- Nju Jorku do të vendosë punkte kontrolli për karantinë në hyrjet kyçe që të sigurojë udhëtarët e 35 shteteve federale, ku gjendja epidemiologjike është e pafavorshme, që të respektojnë izolimin prej dy javëve. Këtë e paralajmëroi kryetari Bill de Bllazio.

Nju-Jork, 5 gusht 2020 (MIA) – Nju Jorku do të vendosë punkte kontrolli për karantinë në hyrjet kyçe që të sigurojë udhëtarët e 35 shteteve federale, ku gjendja epidemiologjike është e pafavorshme, që të respektojnë izolimin prej dy javëve. Këtë e paralajmëroi kryetari Bill de Bllazio.

Autoritetet dëshirojnë të parandalojnë valë të re të infeksionit në qytet, i cili më parë ishte vatra më e madhe e pandemisë në botë.

Përderisa numri i të infektuarve ra për pesë për qind në nivel të SHBA-së, në Oklahoma, Montanë, Misuri dhe 17 shtete të tjera, ka rritje të madhe.

“Udhëtarët të cilët vijnë nga ato shtete federale do të marrin informacione karantinimi dhe do të përkujtohen se izolimi është i obligueshëm, e jo çështje e zgjedhjes”, deklaroi De Bllazio në konferencë për media, duke shtuar se gjobat për ata të cilët e shkelin dispozitën për izolim mund të jenë edhe deri në 10 mijë dollarë.

Kabineti i sherifit, në koordinim me agjenci të tjera të sigurisë, sot do të fillojë me vendosjen e punkteve të kontrollit në ura dhe në tunele, të cilat janë të frekuentuara në komunikacion.

“Një e pesta e të gjitha rasteve të reja në Nju-Jork vijnë nga udhëtarët jashtë shtetit”, tha mjeku Ted Long, i cili e mbikëqyr programin për ndjekje të të infektuarve në Nju-Jork. fc/

Back to top button
Close
Close