BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Nju-Jorku paralajmëron masa të reja kundër fruthit

Persona zyrtarë në Nju-Jork dhe paralagjen Roklend paralajmëruan masa të reja në luftën kundër përhapjes së fruthit.

Nju-Jork, 17 prill 2019 (MIA) – Persona zyrtarë në Nju-Jork dhe paralagjen Roklend paralajmëruan masa të reja në luftën kundër përhapjes së fruthit.

Autoritetet kanë probleme me epideminë e fruthit në lagjet ekstreme ortodokse hebraike, të cilat do të luftojnë edhe me padi për tentimin e vendosjes së vaksinimit të detyrueshëm.

Si masë planifikohet të sëmurëve nga fruthi t’u urdhërohet të mos e braktisin shtëpinë, ndërkaq këshilli shëndetësor i Nju-Jorkut sot do të shqyrtojë nëse do ta vazhdojë urdhrin për vaksinim të detyrueshëm në pjesë të Bruklinit.

Në Nju-Jork, prej tetorit janë paraqitur 329 raste të të sëmurëve nga fruthi, përderisa në Roklend janë konfirmuar 186 raste. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close