
Uashington, 10 prill 2020 (MIA) – Koronavirusi në Nju-Jork për herë të parë u shfaq mes të muajit shkurt dhe nuk erdhi nga Azia por nga Evropa, njoftoi sot Nju-Jork Tajms.
Gazeta i referohet një studimi të ri nga Fakulteti i Mjekësisë, Isan në Mount Sinai, që thotë se shumica e virusit në Nju-Jork është me origjinë evropiane.
Rezultat të ngjashëm morën edhe studiuesit nga Akademia mjekësore Grosman në Nju-Jork, të cilët studiuan një grup tjetër rastesh.
Të dy ekipet e ekspertëve kanë analizuar kodet gjenetike të koronaviruseve të marra nga njujorkezët nga mesi i muajit mars, njofton gazeta.
Nju-Jork është shteti federal më i rrezikuar në SHBA, me 160.000 njerëz të diagnostikuar me Kovid-19, me më shumë se 7.000 raste të vdekjes. Në SHBA, numri i përgjithshëm i të sëmurëve është mbi 451 mijë, me gati mbi 16 mijë vdekje. bs/bsh/