0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Nju Jork: 100 trupa të gjetur në kamionë pa ftohje pas thirrjeve për “erë të rëndë”

Autoritetet në Nju Jork kanë zbuluar trupa të 100 personave të vdekur nga koronavirusi në dy kamionë pa ftohje pas thirrjeve se nga kamionët po përhapet një aromë e rëndë, njoftoi mbrëmë Ej-Bi-Si.

Uashington, 30 prill 2020 (MIA) – Autoritetet në Nju Jork kanë zbuluar trupa të 100 personave të vdekur nga koronavirusi në dy kamionë pa ftohje pas thirrjeve se nga kamionët po përhapet një aromë e rëndë, njoftoi mbrëmë Ej-Bi-Si.

Sipas raporteve, në secilin prej furgonave të parkuar jo larg nga varrezat në Bruklin, kishte nga 50 trupa.

Sipas autoriteteve, furgona pa ftohje nuk janë mënyrë e duhur për ruajtjen e trupave, pasi qyteti i Nju Jorkut ka siguruar kamionë frigoriferë ku trupat mund të ruhen nëse kapërcehet kapaciteti i shtëpive të varrimit, morgut dhe spitaleve dhe derisa të bëhen procedurat e nevojshme për varrosjen e personit të vdekur.

Autoritetet menjëherë dërguan frigoriferë për t’i ruajtur siç duhet mbetjet njerëzore.

Departamenti i Shëndetit në Nju Jork po e heton rastin dhe pritet të ngritë akuza për sjellje të gabuar me mbetje njerëzore. Pronari i varrezave tha që frigoriferi i tij ishte prishur.

Policia e Nju Jorkut e ndaloi hyrjen deri në këtë vend për shkak të rrezikut nga infeksioni. kb/ls/fab

Back to top button
Close
Close