BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Nju-Delhi vatër e re e Kovid 19 në Indi

Në kryeqytetin e Indisë, Nju-Delhi janë regjistruar pothuaj 4.000 raste të reja të personave të infektuar me Kovid 19, që është rritje rekorde nga fillimi i pandemisë. 

Nju-Delhi, 24 qershor 2020 (MIA) – Në kryeqytetin e Indisë, Nju-Delhi janë regjistruar pothuaj 4.000 raste të reja të personave të infektuar me Kovid 19, që është rritje rekorde nga fillimi i pandemisë.

Nju-Delhi tani është në vendin e dytë sipas numrit të personave të infektuar me koronavirusin e ri në Indi, me më shumë se 66.000 raste, menjëherë pas qytetit Mumbaj, ku janë infektuar rrej 68.000 nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet lokale në Nju-Delhi paralajmëruan se do të testohet çdo amvisëri në qytet, me qëllim që të pengohet përhapja e infektimit.

Në Indi muajin e kaluar janë hequr masat e karantinës dhe prej atëherë numri i personave të infektuar po rritet me shpejtësi të madhe.

Nga fillimi i epidemisë në Indi, virusi Kovid 19 u konfirmua te më shumë se 456.000 persona, prej të cilat 14.500 kanë vdekur nga pasojat e virusit. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close