BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Nju-Delhi ka vendosur “korona tatim special” në pijet alkoolike

Tatim i veçantë prej 70 për qind në pijet alkoolike prej sot vendoset në Nju Delhi me qëllim që të pengohen turmat para dyqaneve pas karantinës gjashtë javësh për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Nju Delhi, 5 maj 2020 (MIA) – Tatim i veçantë prej 70 për qind në pijet alkoolike prej sot vendoset në Nju Delhi me qëllim që të pengohen turmat para dyqaneve pas karantinës gjashtë javësh për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Tatimi i alkoolit është një prej të ardhurave kyçe në 36 shtete federale indiane.

Pas hapjes së djeshme të dyqaneve për pije alkoolike, për herë të parë nga vendosja e karantinës dhe heqjes së një pjese të masave restriktive, nga të cilat disa do të jenë në fuqi deri më 17 maj, policia është dashur të intervenojë dhe t’i dëbojë qindra qytetarët të cilët duan të blejnë alkool. Për shkak të kësaj pushteti lokal i Nju Delhit që mbrëmë paralajmëroi vendosje të “korona tatimit special”.

Përderisa në shtetin jugor indian Andhra Pradesh është rritur çmimi i pijeve alkoolike.

Në Indi në 24 orët e fundit janë evidentuar 3.900 të infektuar të rinj nga Kovid-19, më së shumti për një ditë, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 46.432 njerëz. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në Indi arrin 1.568 persona.

Më të rrezikuara janë shtetet si Maharashtra dhe qytetet Mumbai, Gjurat dhe Nju Delhi. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close