Partitë politike

Njoftim i LSDM-së për realizimin e projekteve kapitale

LSDM në pothuajse tre vitet e kaluara, tregoi se si punohet në mënyrë ekonomike dhe me përgjegjësi dhe si ndërtohet me plan.

Shkup, 29 maj 2020 

LSDM në pothuajse tre vitet e kaluara, tregoi se si punohet në mënyrë ekonomike dhe me përgjegjësi dhe si ndërtohet me plan.

Projektet kapitale vazhduan me realizim me një ritëm të përshpejtuar edhe gjatë krizës të shkaktuar nga koronavirusi.

Në më pak se tre vjet, kemi rehabilituar më shumë se 750 kilometra rrugë.

Regjioni lindor e mori autostradën e parë Miladinovci – Shtip, ndërsa për momentin po ndërtohen rrugët ekspres, Shtip-Radovish, Shtip-Koçani dhe Rankovcë – Kriva Palankë.

Në të njëjtën kohë, u rehabilituan edhe rrugët ekzistuese : Shtip-Radovish, Krupishtë-Probishtip, Koçani-Makedonska Kamenica, Kalimi Delçevë-Vend kalimi kufitar me Bullgarinë, Rankovcë-Kriva Palankë, Kumanovë-Sveti Nikollë.

Për herë të parë pas disa dekadave, është ndërtuar një urë mbi lumin Bregallnicë dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi i pendës së Otinjës.

Vitin e kaluar dhe këtë vit, vendi ynë, në kushte të korona krizës, përfundoi 80 për qind i gazifikimit të autostradës, një projekt që zgjati gati 20 vjet.

Po punohet intensivisht në infrastrukturën lokale në fazën në të cilën ka filluar ndërtimi i 500 kilometrave shtesë të ujësjellësit dhe kanalizimeve, për të cilat janë siguruar 100 milion euro për të gjitha komunat në vend.

Në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë edhe me rehabilitimin e 1.500 kilometra infrastrukturë rrugore dhe ndërtimin e autostradave, rrugëve ekspres dhe lokale.

Kriza na tregoi se sa me rëndësi është infrastruktura rrugore edhe për të shpëtuar jetë.

Kjo është arsyeja pse ne mbetemi të përqendruar në ndërtimin e një infrastrukture moderne, të shpejtë dhe efikase për transport më të shpejtë dhe më efikas në të gjithë vendin.

Qendra për komunikime LSDM

_________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale

 

Back to top button
Close
Close