Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Njëzet të infektuar të rinj me Kovid-19 në rajonin e Tetovës

 Në rajonin e gjashtë komunave të Tetovës Qendra për Shëndet Publik e Tetovës sot ka regjistruar 20 raste të reja me Kovid-19. Edhe më tej Komuna e Tetovës ka më shumë raste pozitive. 

Tetovë, 14 gusht 2020 (MIA) – Në rajonin e gjashtë komunave të Tetovës Qendra për Shëndet Publik e Tetovës sot ka regjistruar 20 raste të reja me Kovid-19. Edhe më tej Komuna e Tetovës ka më shumë raste pozitive.

“Komuna e Tetovës sot ka 12 raste të reja, në vendbanimet e Komunës së Jegunocit ka pesë, dy në Komunën e Bërvenicës dhe një në suaza të Bogovinës”, deklaroi dr. Zorica Zafirovska, specialiste për epidemiologji pranë Qendrës për Shëndet Publik Tetovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikës të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse 36 persona janë lëshuar urdhërpagesa kundërvajtëse, në pajtim me nenin 6 nga Dekreti përkatës qeveritar. as/ar/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close