EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Njëri nga të akuzuarit e pranoi vrasjen e gazetarit sllovak Kucijak

Njëri nga katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kucijak dhe të fejuara e tij e pranuan vrasjen para gjyqit.

Bratisllavë, 13 janar 2020 (MIA) – Njëri nga katër të akuzuarit për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kucijak dhe të fejuarën e tij e pranuan vrasjen para gjyqit.

I akuzuari, Mirosllav Marçek e pranoi se ka marrë pjesë në vrasjen, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, midisi të cilëve edhe biznesmeni, Marijan Kosner, i cili akuzohet si urdhërues i vrasjes, e mohojnë se janë fajtorë.

Në gjykimin e sotëm, i akuzuari i katërt nuk ka deklaruar.

Sipas prokurorit sllovak të shtetit, Marijan Kosner e ka urdhëruar vrasjen e Kucijak për shkak të artikujve të tij në të cilat ka shkruar për aktivitet e tij të dyshimta, me ç’rast ai urdhëroi njërin nga të akuzuarit ta rrëmbejë dhe ta vrasë gazetarin.

Marijani ka dhënë informacione për lëvizjen e Kucijak dhe fotografitë e tij, pas së cilës është kontaktuar i akuzuar i tretë për ta organizuar vrasjen, ndërsa këtij iu premtuan 70.000 euro. ls/shk/

Back to top button
Close
Close