0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëri

Njëqind e tridhjetë e gjashtë të infektuar nga Kovid-19, 123 të shëruar, gjashtë të vdekur

Njëqind e tridhjetë e gjashtë raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, janë shëruar 123 të sëmurë, ndërsa gjashtë persona kanë vdekur. Janë bërë 991 testime.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Njëqind e tridhjetë e gjashtë raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, janë shëruar 123 të sëmurë, ndërsa gjashtë persona kanë vdekur. Janë bërë 991 testime.

Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë nga rastet e reja 46 janë në Shkup, pastaj  vijojnë Kumanova-6, Dibra-7, Shtipi-14, Prilepi-1, Tetova-12, Struga-9, Velesi-1,  Ohri-2,  Gostivari-13, Strumica-2, Radovishi-3, Krusheva-2,  Koçani-1, Probishtipi-1, Demir Hisari-2,  Kratova-1, Sveti Nikolla-5, Kërçova-4 dhe Resnja-4.

Nga 123 personat e shëruar, të cilët i ka regjistruar sot Instituti për Shëndet Publik janë 77 janë nga Shkupi, Shtipi-7, Tetova-15, Struga-1, Velesi-4, Manastiri-2, Gjevgjelia-1, Koçani-2, Pehçeva-1, Kërçova-2 dhe Resnja-11.

Kanë vdekur gjashtë persona, dy pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një pacient nga Gostivari.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile kanë vdekur katër pacientë të moshës prej 46, 53, 63  dhe 69.  Në SPQ “8 Shtatori” ka vdekur një pacient i moshës 42 vjeçare. Në SP Kumanovë ka vdekur një pacient i moshës 80 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 8111, numri i pacientëve të shëruar është 4203, të të vdekurve 382,  ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3.586. Për momentin aktivë janë 3526. Për momentin shpërndarja sipas  qyteteve është:

  • Shkup 3848 aktivë 1830
  • Kumanovë 854, aktivë 186
  • Dibër 151, aktivë 89
  • Shtip 444, aktivë 172
  • Prilep 296, aktivë 63
  • Tetovë 868, aktivë 320
  • Strugë 320, aktivë 161
  • Veles 202, aktivë 35
  • Manastir 69, aktivë 26
  • Ohër 225, aktivë 133
  • Kavadar 25, aktivë 17
  • Gostivar 229, aktivë 143
  • Gjevgjeli 12, aktivë 2 (2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdanci)
  • Strumicë 24, aktivë 16
  • Kriva Pallankë 19, aktivë 9
  • Radovish 8, aktivë 4
  • Krushevë 12, aktivë 7
  • Koçan 77, aktivë 15
  • Probishtip 36, aktivë 24
  • Demir Hisar 8, aktivë 7
  • Makedonski Brod 8, aktivë 4
  • Pehçevë 6, aktivë 1
  • Berovë 4, aktivë 1
  • Vallandovë 6, aktivë 0
  • Vinicë 4, aktivë 1
  • Dellçevë 1, aktivë 0
  • Kratovë 6, aktivë 3
  • Sveti Nikollë 117, aktivë 110
  • Kërçovë 73, aktivë 62
  • Resnjë 138, aktivë 82
  • Negotinë 21, aktivë 3 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).

Testimet e bëra –  991  janë përmes: ISHP – 433, QSHP Shkup – 36, Avicena – 126, Biotek – 85, ASHAM – 112, Klinika “Zhan Mitrev” – 14, Sistina me PCR metodë – 156, Mjekësia Ligjore – 0, QSHP Manastir – 29.  Deri tani në vend janë bërë gjithsej 77.160 testime në vend. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 87 pacientë. Në aparate me oksigjen janë 55 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 22 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19, pesë fëmijë pozitivë dhe katër suspektivë ndaj virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë, gjithsej janë hospitalizuar 95. Në aparat respirator janë katër pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 27, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 53 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar dhe Strumicë janë hospitalizuar 114 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive nëpër komunat në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen nëpër komunat në Shkup)

  • Çair – 300
  • Aerodrom – 159
  • Butel – 131
  • Gazi Babë – 189
  • Qendër – 138
  • Karposh – 140
  • Saraj – 120
  • Kisella Vodë – 108
  • Gjorçe Petrov – 105
  • Studeniçan – 110
  • Shuto Orizarë – 79
  • Haraçinë – 43
  • Ilinden – 23
  • Petrovec – 18
  • Çuçer Sandevë – 11
  • Sopishte – 9
  • Zelenikovë – 14
  • Të huaj – 5
  • Të pashpërndarë – 128. ar/

Back to top button
Close
Close