0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Njëqind e shtatëmbëdhjetë nga gjithsej 120 deputetë morën pjesë në seancën e përbërjes së dhjetë parlamentare

Njëqind e shtatëmbëdhjetë nga gjithsej 120 deputetë morën pjesë sot seanca konstituive të përbërjes së dhjetë parlamentare, e cila u mbajt në sallën Kupola e madhe, në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtje kundër përhapjes së Kovid-19.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Njëqind e shtatëmbëdhjetë nga gjithsej 120 deputetë morën pjesë sot seanca konstituive të përbërjes së dhjetë parlamentare, e cila u mbajt në sallën Kupola e madhe, në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtje kundër përhapjes së Kovid-19.

Komisioni i Verifikimit, i kryesuar nga deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, shqyrtoi Raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në 15 korrik të vitit 2020 dhe i propozoi Kuvendit të verifikojë mandatet e 120 deputetëve në Parlamentin e ri.

Në zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i VMRO-DPMNE-së – 44, BDI – 15, koalicioni Aleanca dhe Alternativa – 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 deputet.

Në ulëset e deputetëve në përbërjen e dhjetë parlamentare nga radhët e koalicionit “Mundemi” do të ulen Nikolla Dimitrov, Milla Carovska, Damjan Mançevski, Monika Zajkova, Darko Kaevski, Goran Misovski, Kastriot Rexhepi, Marija Georgievska, Oliver Spasovski, Sanja Llukarevska, Muhamed Zeqiri, Daniella Markoska, Martin Kostovski, Latife Shikovska, Bastri Bajrami, Lupço Nikollovski, Jagoda Shahpaska, Sashko Nikollov, Maja Moraçanin, Nenad Kociq, Sonja Mihaillovska, Lupço Ballkovski, Marija Angellova, Ilija Nikollovski, Zoran Zaev, Sonja Mirakovska, Mile Talevski, Daniella Koleva, Panço Minov, Marija Kostadinova, Kostadin Kostadinov, Lolita Ristova, Pavle Trajanov, Kole Çarakçiev, Radmilla Shekerinska-Jankovska, Jovan Mitreski, Bisera Kostadinovska Stojçeska, Llaze Tanevski, Beti Rabaxhievska Naumovska, Enes  Ibrahim, Bobi Mojsoski, Zhaklina Llazarevska, Billall Kasami, Fanica Nikolloska, Bejxhan Iljas, Fadil Zendeli.

Nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, funksione të deputetëve morën Gordana Siljanovska-Davkova, Timço Mucunski, Sinisha Stojanoski, Beti Stamenkoska-Trajkoska, Lupço Dimovski, Lupço Prendxhov, Velika Stojkova-Serafimovska, Vllado Misajllovski, Rashela Mizrahi, Brane Petrushevski, Ivan Stoilkoviq, Zhaklina Peshevska, Darko Kostovski, Bojan Stojanoski, Igor Janushev, Ivan Jordanov, Bllagica Llasovska, Ivanka Vasilevska, Stojan Milanov, Igor Zdravkovski Mile Lefkov, Nikolla Micevski, Daniella Hristova, Marija Petrushevska, Aleksandar Nikolloski, Ane Lashkoska, Dajanço Eftimov, Eli Panova, Zoranço Jovançev, Petar Risteski, Zdravko Trajanov, Angelinka Petkova, Zllatko Penkov, Jadranka Pockova, Igor Durllovski, Antonio Milloshovski, SiIlvana Angellovska, Kiril Pecakov, Jovan Jauleski, Ollga Llozanovska, Gjorgjija Sajkoski, Lidija Petkoska, Dafina Stojanoska, Aleksandar Veljanovski.

Nga radhët e BDI-së në përbërjen e re parlamentare hynë Izet Mexhiti, Arben Ziberi, Arbër Ademi, Berat Ajdari, Merita Kollçi-Koxhaxhiku, Talat Xhaferi, Ismail Jahoski, Arbana Pasholli, Ali Ahmeti, Florin Besimi, Arta Bilalli-Zendeli, Naser Nuredini, Bajram Rexhepi, Vjollca Ademi, Bajram Kadria.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa morën 12 mandate, ndërsa në ulëset e Parlamentit do të ulen Skender Rexhepi, Abdullah Saliu, Afrim Gashi, Elmi Aziri, Safije Sadiki Shaini, Syrija Rashidi, Ziadin Sela, Adnan Neziri, Hysni Ismaili, Halil Snopçe, Artina Qazimi.

Nga radhët e Të Majtës në përbërjen kuvendore hynë Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov. PDSH-ja ka një deputet në përbërjen e dhjetë parlamentare, liderin Menduh Thaçi.

Dyzet e tre gra kanë fituar mandate në këtë përbërje parlamentare, ndërsa 77 deputetë janë burra.

Dy nga katër pikat u kaluan në seancën e sotme konstitutive, ndërsa pika e tretë dhe e katërt në këtë seancë konstitutive janë zgjedhja e kyetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, por për këto pika, sipas Xhaferi, do të diskutohet kur të krijohen kushtet për këtë. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close