0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Njëmbëdhjetë viktima në zjarrin në një ndërtesë banimi në Çeki (video)

Zjarri në një ndërtesë banimi 13 katëshe në qytetin çek Bohumin ka marrë jetën e 11 personave, mes të cilëve edhe tre fëmijë

Pragë, 9 gusht 2020 (MIA) – Zjarri në një ndërtesë banimi 13 katëshe në qytetin çek Bohumin ka marrë jetën e 11 personave, mes të cilëve edhe tre fëmijë.

Pesë persona kanë vdekur pasi u hodhën nga dritaret në katet e larta të ndërtesës. Të paktën 10 të tjerë janë plagosur. Zjarri filloi nga një apartament në katin e 11-të të ndërtesës.

Sipas informacioneve të ministrit çek të Punëve të Brendshme, Janek Jan Hamsek, një zjarrfikës është plagosur rëndë.

Bohumin ndodhet në pjesën lindore të Republikës Çeke pranë kufirit me Poloninë. mb/

Back to top button
Close
Close