BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Një vit nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Në ditën e sotme para një viti, Kuvendi i  Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim i miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Prishtinë, 14 dhjetor 2019 (MIA) – Në ditën e sotme para një viti, Kuvendi i  Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim i miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seancën e braktisën dhjetëra deputetë të partisë së serbëve të Kosovës. Lista Serbe, e cila, si dhe Beogradi zyrtar, kategorikisht e kundërshtuan formimin e forcave të armatosura të Kosovës, duke theksuar se formacion i vetëm i armatosur në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, është KFOR-i.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, me rastin e këtij përvjetori dje Ministria e Mbrojtjes e vizitoi kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj, i cili shfaqi bindje se në vitet në vijim FSK do të shndërrohen në ushtri me kapacitet të plotë dhe do të qëndrojnë krah për krah me forcat e vendeve të NATO-s.

Haradinaj me këtë rast e dekoroi komandantin e FSK-së Rahman Ramën me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. ia/

Back to top button
Close
Close